E Bukura e Dheut
E bukura e dheut (Salamandra salamandra) e cila njihet edhe si picrrak, pisrenge, picnok është një amfib me shpërndarje të gjerë në Shqipëri. Ai gjendet në të gjitha malet e Shqipërisë në lartësi prej 600 deri 2000 m mbi nivelin e detit. Statusi i ruajtjes në nivel global për këtë lloj sipas IUCN është LC.