Edukimi
RUAJMË MJEDISIN TONË
Edukim
Rezultatet e kërkimit tonë duhet të jenë të arritshme për publikun, në një gjuhë të kuptueshme dhe përmes përfshirjes dhe kontributit të tyre. Kjo është pikërisht ajo që bëjmë përmes programit tonë të edukimit. Synohet kontribuimi në kuptimin më të mire të biologjisë së amfibëve dhe zvarranikëve dhe të ekologjisë së ekosistemeve detare dhe tokësore.
Mënyra se si amfibët dhe zvarranikat shihen nga shqiptarët ka ndryshuar gjatë viteve për shkak të
përpjekjeve të vazhdueshme të bëra në edukim. Nuk ka qenë punë e lehtë të ndryshuarit e mënyrës se si ata i shikojnë këto kafshë, veçanërisht gjarpërinjtë. Të cilët shikoheshin me frikë dhe urrejtje dhe nuk vlerësoheshin si pjesë shumë e rëndësishme e ekosistemit dhe natyrës.
Ne kemi gjetur në folklore përshkrime të gjarpërinjve si kafshë vrasëse, bisha helmuese, ndërkohë që në realitet ka vetëm 3 lloje të gjarpërinjve helmues që kurrë nuk sulmojnë njerëzit nëse nuk ndjehen të kërcënuar nga prania e tyre
dhe 2 lloje gjysmë helmues të cilat nuk mund të injektojnë helmet e tyre nëse nuk e gëlltisin gjahu. Ky perceptim popullor kërcënoi popullsinë e gjarpërinjve, sepse ata vriteshin sa herë binin në kontakt me njeriun. Ligjëratat e mbajtura për rëndësinë ekologjike të gjarpërinjtë në natyrë, sidomos kontributin e tyre në mbajtjen në kontroll të popullatave të brejtësve si minjtë e shtëpisë dhe minjtë e arave që shkaktojnë dëmtime të mëdha në kulturat bujqësore, si dhe vektorë të disa sëmundjeve, dhanë një kontribut në mënyrën se si ato shikohen në ditët e sotme.
Anëtarët dhe studiuesit e Shoqatës Herpetofauna Shqiptare kanë vizituar rregullisht shkolla, universitete, komunitete dhe hotele duke mbajtur leksione rreth amfibëve dhe zvarranikëve që jetojnë në Shqipëri. Duke filluar që nga 26 shkurt 2016, ne kemi hapur Qendrën për Studimin dhe Ndihmën e
Parë për Breshkat Detare në Patok. Qendra e parë e dedikuar për studimin dhe edukimin për mjedisin detar në Shqipëri. Që atëherë, Qendra e Breshkave të Detit në Patok u bë vendi ku zhvillohen shumica e aktiviteteve educative nga SHHSH.
Festimi i ditës së breshkave të detit është një traditë e cila vazhdon që nga viti 2010 dhe mbulon të gjitha moshat, prejardhjet dhe grupet e interest.
KONTAKT
Ndërtojme një të ardhme më të mire
Na ndihmoni të ruajmë ajrin që thithim, ujin që pimë dhe vendet që i çmojmë.