Ekipi ynë
RUAJMË MJEDISIN TONË
Të gjitha këto janë realizuar nga një ekip shkencëtarësh dhe qytetarësh që:
- Janë angazhuar në zhvillimin e projekteve kërkimore dhe veprimeve të ruajtjes,
- Kanë bërë që Qendra në Patok të jetë një pike e rëndsishme në vendin tone për zhvillimin e shkencës
dhe edukimit në lidhje me këto gjallesa - Kanë dedikuar kohën e tyre për të siguruar që ne të përmbushim ambiciet tona në këtë fushë
Ky ekip drejtohet dhe koordinohet nga dy kolegët tanë të palodhur:
Prof. Dr. Idriz Haxhiu
President
Idrizi ka 45 vjet përvojë në fushën e herpetologjisë. Ai është biologu i parë shqiptar që ka kryer studime të hollësishme për zvarranikët dhe amfibët në Shqipëri. Idrizi ka mbrojtur doktoraturën duke studiuar taksonomin, biologjinë, ekologjinë dhe sjelljen e zvarranikëve në Shqipëri. Ai është autor i shumë librave dhe artikujve shkencorë që kanë të bëjnë me zvarranikët dhe amfibët, mori titullin Profesor në vitin 1999 nga Universiteti i Tiranës dhe u dekorua me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë” për kontributin e tij në shkencat biologjike nga Presidenti i Republikës në vitin 2014 .
- Në rast se dëshironi të komunikoni me Idrizin, mund t’a kontaktoni në e-mail: idriz_haxhiu@yahoo.com
KONTAKT
Ndërtojme një të ardhme më të mire
Na ndihmoni të ruajmë ajrin që thithim, ujin që pimë dhe vendet që i çmojmë.

