Breshka Kurrizlëkurore
Breshka kurrizlëkurore (Dermochelys coriacea), është breshka më e madhe nga të gjitha breshkat detare që jetojnë sot. Ajo është zvarraniku i katërt më i rëndë, pas tre krokodilëve. Është I vetmi lloj i gjallë në gjininë Dermochelys dhe familjen Dermochelyidae. Mund të dallohet lehtë nga breshkat e tjera moderne të detit pasi kurrizi i saj është i mbuluar me lëkurë. Vetëm tre individë janë gjetur në bregdetin shqiptar gjatë 60 viteve të fundit, dy prej tyre në vitin 2016 dhe 2017. Breshka kurrizlëkurore ushqehet më së shumti me kandil deti dhe kjo mund të jetë arsyeja e pranisë së një breshkë të tillë oqeanike në një det relativisht të cekët si Adriatiku. Breshka kurrizlëkurore konsiderohen si një lloj vulnerabël nga IUCN.