Breshka Kokëmadhe
Breshka kokëmadhe (Caretta caretta), është një breshkë oqeanike e shpërndarë në të gjithë botën. Është një zvarranik detar, që i përket familjes Cheloniidae dhe breshka e detit më e zakonshme në Shqipëri. Madhësia mesatare e një individi të këtij lloji në Shqipëri është rreth 70 cm, megjithëse në
vendin tonë janë gjetur individ deri në 130 cm. Breshka kkëmadhe viziton të dy bregdetet e Shqipërisë, Adriatikun dhe Jonin gjatë gjithë vitit, sepse këto zona janë të pasura me jovertebrorë të fundeve detare.
Folezimi i breshkës kokëmadhe në Shqipëri ka qenë për humë vite një hipotezë për studiuesit dhe u zbulua nga ekipi ynë në vitin 2017. Kjo e rendit Shqipërinë si kufirin veri-lindor të foleimit në Adriatik. Statusi i ruajtjes në nivel global për këtë lloj sipas IUCN është EN.