Breshka Fluturuese
Breshka fluturuese (Chelonia mydas), është një breshkë e familjes Cheloniidae. Është i veti lloj në gjininë Chelonia dhe është më pak e zakonshme në bregdetin shqiptar. Madhësia mesatare e individëve të gjetur në Shqipëri është rreth 40 cm, megjithëse në vendin tonë janë gjetur edhe individë deri në 75 cm gjatësi.
Kjo breshkë gjatë viteve të para është mishngrënëse pastaj kthehet në barngrënëse. Në bregdetin Shqiptar breshka fluturuese gjendet në ujëra të cekëta dhe me livadhe nënujore. Ajo ka një rol shumë të rëndësishëm ekologjik në livadhet nënujore, pasi ushqehet vetëm më pjesën sipërme të bimës duke i mbajtur livadhet nënujore të shëndetshëm. Nga studimet del që arsyeja e vetme e pranisë së tyre në Shqipëri është ushqimi. C. mydas është renditur si e rrezikuar nga IUCN dhe CITES dhe është e mbrojtur nga shfrytëzimi në shumicën e vendeve. Koleksionimi, dëmtimi apo vrasja e këtij lloji dënohet me ligj.