Bretkosa e Shqipërisë

Bretkosa e Shqipërisë Bretkosa e Shqipërisë (Pelophylax shqipericus, aka P. lessone) e njohur ndryshe edhe si bretkosa e leshterikut është një amfib sub-endemike I shpërndarë vetëm në ultësirën mes Liqenit të Shkodrës në veri dhe Orikumit në jug. Statusi i ruajtjes në nivel global për këtë lloj sipas IUCN është EN.  

Bretkosa e Epirit

Bretkosa e Epirit Bretkosa e Epirit (Pelophylax epeiroticus) është një amfib sub-endemik i shpërndarë vetëm në ultësirën rreth rajonit të Sarandës. Ajo mund të gjendet në përrenj, këneta dhe pellgje me lëvizje shumë të kufizuar të ujit dhe me shumë bimësi. Statusi i ruajtjes në nivel global për këtë lloj sipas IUCN është EN.  

Verore

Verore Verore (Hyla arborea) e njohur ndryshe edhe si bretku, gargaliq dhe bretkosa e drurëve është një amfib shumë i shpërndarë në Shqipëri. Mund të gjendet nga ultësirat perëndimore të Shqipërisë në liqenet malore. Statusi i ruajtjes në nivel global për këtë lloj sipas IUCN është LC.

Thithlopa e Gjelbër

Thithlopa e Gjelbër Thithlopa e gjelbër (Bufotes viridis) është një amfib me një shpërndarje të gjërë në Shqipëri. Mund të gjendet nga ultësirat perëndimore deri në liqenet malore. Statusi i ruajtjes në nivel global për këtë lloj sipas IUCN është LC.

Thithlopa

Thithlopa Thithlopa (Bufo bufo) e njohur edhe si shapulicë është një amfib shumë i shpërndarë në Shqipëri. Mund të gjendet nga ultësirat perëndimore deri në liqenet malore. Statusi i ruajtjes në nivel global për këtë lloj sipas IUCN është LC.

Bretkosa Barkverdhë

Bretkosa Barkverdhë Bretkosa barkverdhë (Bombina variegate) është një amfib shumë i shpërndarë në Shqipëri. Mund të gjendet nga ultësirat perëndimore të Shqipërisë në liqenet malore. Statusi i ruajtjes në nivel global për këtë lloj sipas IUCN është LC.

Triton i Zakonshëm

Triton i Zakonshëm Triton i zakonshëm (Lissotriton vulgaris) është një amfib shumë i shpërndarë në Shqipëri. Mund të gjendet nga ultësirat perëndimore deri në liqenet malore. Statusi i ruajtjes në nivel global për këtë lloj sipas IUCN është LC.