Bretkosa e Malit
Bretkosa e Malit Bretkosa e malit (Rana temporaria) e njohur ndryshe edhe si bretkosa e kuqërremtë e pyllit, është një amfib me një shpërndarje në zonat alpine. Statusi i ruajtjes në nivel global për këtë lloj sipas IUCN është LC.
Bretkosa e Malit Bretkosa e malit (Rana temporaria) e njohur ndryshe edhe si bretkosa e kuqërremtë e pyllit, është një amfib me një shpërndarje në zonat alpine. Statusi i ruajtjes në nivel global për këtë lloj sipas IUCN është LC.
Bretkosa e Përrenjeve Bretkosa e përrenjeve (Rana graeca) është një amfib i shpërndarë përgjatë luginave të lumenjve në rrjedhën e tyre malore. Është më pak i zakonshëm në luginën e lumit përgjatë zonave kodrinore. Statusi i ruajtjes në nivel global për këtë lloj sipas IUCN është LC.
Bretkosa Kërcimtare Bretkosa kërcimtare (Rana dalmatina) është një amfib i shpërndarë në ultësirat dhe zonat kodrinore të Shqipërisë. Është më pak i zakonshm në zonat malore. Statusi i ruajtjes në nivel global për këtë lloj sipas IUCN është LC.
Bretkosa e Shqipërisë Bretkosa e Shqipërisë (Pelophylax shqipericus, aka P. lessone) e njohur ndryshe edhe si bretkosa e leshterikut është një amfib sub-endemike I shpërndarë vetëm në ultësirën mes Liqenit të Shkodrës në veri dhe Orikumit në jug. Statusi i ruajtjes në nivel global për këtë lloj sipas IUCN është EN.
Bretkosa e Epirit Bretkosa e Epirit (Pelophylax epeiroticus) është një amfib sub-endemik i shpërndarë vetëm në ultësirën rreth rajonit të Sarandës. Ajo mund të gjendet në përrenj, këneta dhe pellgje me lëvizje shumë të kufizuar të ujit dhe me shumë bimësi. Statusi i ruajtjes në nivel global për këtë lloj sipas IUCN është EN.
Bretkosa e gjelbër e zakonshme Bretkosa e gjelbër e zakonshme (Pelophylax kurtmuelleri, aka Rana balcanica) ose e njohur ndryshe edhe si zhaba është një amfib shumë i shpërndarë në Shqipëri. Mund të gjendet nga ultësirat perëndimore të Shqipërisë deri ne liqenet me lartësi 1300m mbi nivelin e detit. Statusi i ruajtjes në nivel global për…
Verore Verore (Hyla arborea) e njohur ndryshe edhe si bretku, gargaliq dhe bretkosa e drurëve është një amfib shumë i shpërndarë në Shqipëri. Mund të gjendet nga ultësirat perëndimore të Shqipërisë në liqenet malore. Statusi i ruajtjes në nivel global për këtë lloj sipas IUCN është LC.
Thithlopa e Gjelbër Thithlopa e gjelbër (Bufotes viridis) është një amfib me një shpërndarje të gjërë në Shqipëri. Mund të gjendet nga ultësirat perëndimore deri në liqenet malore. Statusi i ruajtjes në nivel global për këtë lloj sipas IUCN është LC.
Thithlopa Thithlopa (Bufo bufo) e njohur edhe si shapulicë është një amfib shumë i shpërndarë në Shqipëri. Mund të gjendet nga ultësirat perëndimore deri në liqenet malore. Statusi i ruajtjes në nivel global për këtë lloj sipas IUCN është LC.
Bretkosa Barkverdhë Bretkosa barkverdhë (Bombina variegate) është një amfib shumë i shpërndarë në Shqipëri. Mund të gjendet nga ultësirat perëndimore të Shqipërisë në liqenet malore. Statusi i ruajtjes në nivel global për këtë lloj sipas IUCN është LC.