Bretkosa e Përrenjeve
Bretkosa e përrenjeve (Rana graeca) është një amfib i shpërndarë përgjatë luginave të lumenjve në rrjedhën e tyre malore. Është më pak i zakonshëm në luginën e lumit përgjatë zonave kodrinore. Statusi i ruajtjes në nivel global për këtë lloj sipas IUCN është LC.