Gjarpri me Lara
Gjarpri me lara (Teleskopus fallax) është një gjarpër gjysmë helmues. Ai ka një dhëmb injektimi helmues shumë primitive që gjendet në pjesën e pasme të gojës. Helmi injektohet pasi preja është gëlltitur. Ky gjarpër gjendet i shpërndarë përgjatë ultësirës perendimore të Shqipërisë. Statusi i ruajtjes në nivel global për këtë lloj sipas IUCN është LC.