Zhapiu që lind këlysh

Zhapiu që lind këlysh Zhapiu që lind këlysh (Zootoca vivipara) është hardhuca me shpërndarjen më të ulët në të gjithë vendin. Deri tani vetëm një individ është raportuar. Ajo u gjet në Panair (Korab) rreth 2200m mbi nivelin e detit. Statusi i ruajtjes në nivel global për këtë lloj sipas IUCN është LC.

Hardhuca e Barit

Hardhuca e Barit Hardhuca e barit (Podarcis tauricus) është një hardhucë e shpërndarë në ultësirat dhe zonat kodrinore të Shqipërisë. Statusi i ruajtjes në nivel global për këtë lloj sipas IUCN është LC.

Hardhuca Bishtgjatë

Hardhuca Bishtgjatë Hardhuca bishtgjatë (Podarcis melisellensis) është një hardhucë me një prani të ulët në Shqipëri. Ajo banon në zonat kodrinore dhe malore të veriut të Shqipërisë. Statusi i ruajtjes në nivel global për këtë lloj sipas IUCN është LC.

Zhapiu i Gjelbër

Zhapiu i Gjelbër Zhapiu i gjelbër (Lacerta viridis) është një hardhucë shumë e shpërndarë, e gjetur në të gjithë vendin dhe në të gjitha zonat. Statusi i ruajtjes në nivel global për këtë lloj sipas IUCN është LC.  

Zhapiu me tre vija

Zhapiu me tre vija Zhapiu me tre vija (Lacerta trilineata) është një hardhucë shumë e shpërndarë. Gjendet në të gjithë vendin dhe në të gjitha zonat. Statusi i ruajtjes në nivel global për këtë lloj sipas IUCN është LC.

Zhapiu i Ngathët

Zhapiu i Ngathët Zhapiu i ngathët (Lacerta agilis) është një hardhucë e gjetur në zonat malore, në livadhet alpine në Alpe, Korab etj. Statusi i konservimit global për këtë lloj sipas IUCN është LC.  

Hardhuca me luspa të më mëdha

Hardhuca me luspa të më mëdha Hardhuca me luspa të më mëdha (Algyroides nigropunctatus) është një hardhucë e shpërndarë zakonisht në ultësira dhe zona kodrinore, rrallë në zonat malore. Statusi i ruajtjes në nivel global për këtë lloj sipas IUCN është LC.