Supervizor/Menaxher projekti

FTESË PËR OFERTË PËR STAF ME KOHË TË PJESSHME: SUPERVIZOR/MENAXHER PROJEKTI

Referenca e Pozicionit: LM008

Data e pritshme e fillimit: Dhjetor 2020


PËRSHKRIMI I POZICIONIT TË PUNËS

Shoqata Herpetofauna Shqiptare (SHHSH) po kërkon të kontraktojë me kohë të pjesshme një Menaxher projektesh/Supervizor. Kandidati fitues do të merret me përgatitjen e udhëzimeve, sigurimin dhe përpunimin e dokumentacionit, drejtimi dhe ndjekja e punimeve për investime të bëra nga projekte të implementuara nga punëdhënësi; do të marrë pjesë në konferenca e takime brenda dhe jashtë vendit; do të organizojë takime (mbledhje) lidhur me përzgjedhjen e personave që do të aktivizohen si ekspert (biolog, financier, veteriner etj.) si dhe për konkursin për fituesit e tenderave të ndryshëm; do të pvrpilojë raporte të punës sipas zërave të ndryshëm të projekteve; do të ndjekë dhe kontrollojë të gjitha blerjet që do të bëhen nga projektet e implementuara nga punëdhënësi. Kandidati fitues për periudhën Maj 2020- Nëntor 2023 do të punojë specifikisht për projektin LIFEMEDTURTLES.

KUALIFIKIMI

Diplomë Bachelor nga një kolegj ose universitet dhe që ka eksperiencë pune në menaxhim; ose diplomë Master nga një kolegj ose universitet.

KRITERET E PREFERUARA

Inkurajohen të aplikojnë dhe do t’ju jepet përparësi kandidatëve me Master dhe me eksperiencë në menaxhim. Aplikantët me përvojë në kryerjen e aktiviteteve për ruajtjen dhe administimin e jetës së egër, si dhe me eksperiencë të mëparshme bashkëpunimi me SHHSH, mund t’ju jepen përparësi.

NJOHURITË DHE AFTËSITË

Njohuri në: programet financiare. Aftësi: aftësi të forta sasiore; të mbledhë dhe ruajë të dhëna; të perforrmojë analiza sasiore të të dhënave; të punojë individualisht dhe në grup; të përdorë teknika të zgjidhjes së problemit; të përdorë programet komjuterike për arkivim, statistika, grafikë dhe shkresa; përdorim të databazave kompjuterike dhe aplikacioneve word; komunikim efektiv verbal dhe i shkruar; krijimin dhe mbajtjen e relatave efektive me kolegët, bashkëpunëtorët dhe vullnetarët; komunikimin e qartë të rezultateve të kërkimit shkencor ndaj një audience shkencore dhe jo-shkencore; në kuptimin dhe aplikimin e rregullave, rregulloreve, politikave dhe procedurave të përaktuara nga punëdhënësi.

PËR TË APLIKUAR

Të gjithë aplikantët të dërgojnë në adresën info@has-org.al deri me datë 11 Dhjetor 2020, ora 16.00 (CET) dokumentacionin e mëposhtëm:

Curriculum Vitae
Letër motivim
Dokument identifikimi
Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të të gjitha programeve të studimit (Bachelor, Master Shkencor, Doktoraturë)
Kopje të dëshmisë së Anglishtes (nëse ka)
Kopje të certifikatave ose dëshmi të kualifikimeve të tjera
Kopje të librezës së punës
Dëshmi penaliteti ose formular vetë-deklarimi
Vetëm ata që plotësojnë kërkesat për pozicionin e punës do të merren në konsideratë. Lutemi të gjithë aplikantëve të përfshijnë në subjektin e email referencen e punës LM008 kur të aplikojnë.

SHHSH është një punëdhënës që ndjek strategjinë e mundësive të barabarta dhe nuk toleron diskriminim dhe dhunë në vendin e punës.