Vizioni, Misioni dhe Qëllimet

RUAJMË MJEDISIN TONË

young-woman-embracing-dog-8VZL5HE-1.jpg

Vizioni ynë

Sigurimi i ekosistemeve të shëndetshme dhe të menaxhuara në mënyrë të qëndrueshme në të gjithë vendin, duke siguruar qëndrueshmëri afatgjatë të llojeve ekzistuese dhe duke ruajtur jetën e komuniteteve lokale për gjeneratat që do të vijnë.

Misioni ynë

Ne punojmë për të shtuar njohuritë shkencore dhe përpjekjet për ruajtjen e amfibëve dhe zvarranikëve, për politika të mëtejshme dhe ndërhyrje që sigurojnë qëndrueshmërinë afatgjatë të popullatave të tyre. Ne motivojmë, informojmë dhe frymëzojmë komunitetet lokale në një bashkëjetesë të shëndetshme me
natyrën dhe gjallesat.

Vlerat tona

Ne mendojmë se suksesi ynë arrihet përmes profesionalizmit, integritetit, përgjegjësisë, përfshirjes dhe vendosmërisë që kemi vënë në çdo punë të bërë deri më tani.

Qëllimet tona

  • Përdorimi i kërkimeve shkencore dhe njohurive profesionale për të ndihmuar në zhvillimin dhe zbatimin e masave të ruajtjes së amfibëve dhe zvarranikëve në Shqipëri
  • Të arrihet dhe të mbahet një status i kënaqshëm i ruajtjes për amfibët dhe zvarranikët që jetojnë në Shqipëri
  • Fuqizimi i komuniteteve lokale për t’u bërë agjentë efektivë të ruajtjes
  • Fuqizimi i vetëdijes së gjeneratave të ardhshme për vlerën ekonomike të një mjedisi të pasur dhe të ruajtur mire
  • Implementimi i planeve të veprimit dhe hartimi i atyre të reja për lloje të amfibëve dhe zvarranikëve në Shqipëri

KONTAKT

Ndërtojme një të ardhme më të mire

Na ndihmoni të ruajmë ajrin që thithim, ujin që pimë dhe vendet që i çmojmë.