• English
  • Shqip

Qendra për Studimin dhe Ndihmën e Parë për Breshkat Detare Patok

Qendra për Studimin dhe Ndihmën e Parë për Breshkat Detare Patok

Më 26 shkurt 2016, SHHSH hapi Qendra për Studimin dhe Ndihmën e Parë për Breshkat Detare – qendra
e parë e këtij lloji në Shqipëri. Qendra e Breshkave Detare u ndërtua si pjesë e projektit "Rrjeti për
Ruajtjen e Cetaleve dhe Breshkave të Detit në Adriatik (NETCET)", bashkë-financuar nga Bashkimi
Evropian me fondet e asistencës teknike dhe bashkëpunimit (IPA-CBC). Qendra është pjesë e rrjetit të
qendrave të për ruajtjen e breshkave të detit në Detin Adriatik.
Foto nr 5.1.1

Kjo qendër është e pajisur me dy vaska dhe pajisjet e nevojshme veterinare për të siguruar ndihmën e
parë dhe për të mbledhur të dhënat e nevojshme për qëllime shkencore në breshkat e gjalla dhe të
ngordhura.
Foto nr 5.1.2

Kjo qendër ka një sallë leksionesh ku mund të organizohen leksione, projektime dhe takime. Kjo qendër
është bërë një tërheqje turistik dhe qendra kryesore e edukimit detar në Shqipëri.
Foto nr 5.1.3

Si të na gjeni:
Qendra për Studimin dhe Ndihmën e Parë për Breshkat Detare gjendet në fund të rrugës që ju dërgon
në lagunën e Patokut, e cila është pranë parkingut të Bar Restorant Brilanti. Ju lutemi kontrolloni Google
Maps ose këto koordinata GPS: 41.636541, 19.588167 për një
orientim më të mirë.

5
5.1.2.
5.1.3

Për të gjitha informatat shtesë, shpjegime më të detajuara të leksioneve dhe seminareve tona, për
organizimet e vizitës tuaj në grup si dhe për pjesëmarrjet e mundshme në programet tona, ju lutemi na
kontaktoni në:

Informacioni për vizitorin: