Ruajtja

RUAJMË MJEDISIN TONË

Ruajtja për ne nuk do të thotë ndalim; ajo kërkon që ruajtja e llojeve dhe habitateve të jetë e balancuar me përdorimin e tyre të qëndrueshëm. Përmes punës sonë ne përpiqemi të analizojmë veprimet njerëzore në mjedis dhe përpiqemi të zbusim çdo dëm që është bërë ndaj tij, si dhe mbështesim shqyrtimin në një mënyrë shumëdisiplinore të situatës duke përfshirë ekologjinë, ekonominë dhe anën sociale.

Me përjashtim të rezultateve shkencore, studimet tona kanë dhënë informacion edhe rreth ndikimit njerëzor tek popullatat e amfibëve dhe zvarranikëve. Ky informacion u përdor pastaj për të përpiluar raporte për mënyrat e zbutjes së efektit duke mbajtur parasysh jo vetëm vlerën ekologjike të ruajtjes, por në të njëjtën kohë vlerën ekonomike dhe sociale të tyre. Për shembull, për mbi shfrytëzimin për eksport të P. shqipericus, P. kurtmuelleri dhe P. epeiroticus, të gjetura disa dekada më parë, informacionet e domosdoshme biologjike si koha për të shmangur mbledhjen, vendi i mbledhjes dhe ulja e ndikimit në popullatë i janë vënë në dispozicion institucioneve menaxhuese duke parandaluar shfrytëzimin e mëtejshëm të popullatës së tyre në Shqipëri dhe rrezikuar statusin e tyre.

Nëse dëshironi të përfshiheni për të ndihmuar në zhvillimin e konservimit të amfibëve dhe zvarranikëve në një shkallë vendi ose rajoni, ju lutemi vizitoni faqen tonë te “behu pjesë”.

KONTAKT

Ndërtojme një të ardhme më të mire

Na ndihmoni të ruajmë ajrin që thithim, ujin që pimë dhe vendet që i çmojmë.