Qendra për Studimin dhe Ndihmën e Parë për Breshkat Detare Patok
Më 26 shkurt 2016, SHHSH hapi Qendra për Studimin dhe Ndihmën e Parë për Breshkat Detare – qendra e pare e këtij lloji në Shqipëri. Qendra e Breshkave Detare u ndërtua si pjesë e projektit “Rrjeti për Ruajtjen e Cetaleve dhe Breshkave të Detit në Adriatik (NETCET)”, bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian me fondet e asistencës teknike dhe bashkëpunimit (IPA-CBC). Qendra është pjesë e rrjetit të qendrave të për ruajtjen e breshkave të detit në Detin Adriatik.
Kjo qendër është e pajisur me dy vaska dhe pajisjet e nevojshme veterinare për të siguruar ndihmën e pare dhe për të mbledhur të dhënat e nevojshme për qëllime shkencore në breshkat e gjalla dhe të ngordhura.
Kjo qendër ka një sallë leksionesh ku mund të organizohen leksione, projektime dhe takime. Kjo qendër
është bërë një tërheqje turistik dhe qendra kryesore e edukimit detar në Shqipëri.
Si të na gjeni:
Qendra për Studimin dhe Ndihmën e Parë për Breshkat Detare gjendet në fund të rrugës që ju dërgon në lagunën e Patokut, e cila është pranë parkingut të Bar Restorant Brilanti. Ju lutemi kontrolloni Google Maps ose këto koordinata GPS: 41.636541, 19.588167 për një orientim më të mire.
Për të gjitha informatat shtesë, shpjegime më të detajuara të leksioneve dhe seminareve tona, për
organizimet e vizitës tuaj në grup si dhe për pjesëmarrjet e mundshme në programet tona, ju lutemi na
kontaktoni në:
- Qendra për Studimin dhe Ndihmën e Parë për Breshkat Detare (Sea Turtle Research and First Aid Center) Laguna e Patokut, (GPS: 41.636541, 19.588167) Patok, Albania
- +355 (0) 68 200 3235
- +355 (0) 69 371 8222
- info@has-org.al
Informacioni për vizitorin:
- Orari i punës:
Shtator – Maj:
E hënë – e premte: 10:00 – 14:00 - Qershor – Gusht:
E hënë-e diel: ora 10:00 – 18:00
dhe me takim! - Tarifat e pranimit: Pa pagesë
- Pjesëmarrja në programet tona arsimore është e mundur gjatë gjithë vitit, por njoftimi paraprak është i nevojshëm.
KONTAKT
Ndërtojme një të ardhme më të mire
Na ndihmoni të ruajmë ajrin që thithim, ujin që pimë dhe vendet që i çmojmë.