Të gjitha këto janë realizuar nga një ekip shkencëtarësh dhe qytetarësh që:
Idrizi ka 45 vjet përvojë në fushën e herpetologjisë. Ai është biologu i parë shqiptar që ka kryer studime të hollësishme për zvarranikët dhe amfibët në Shqipëri. Idrizi ka mbrojtur doktoraturën duke studiuar taksonomin, biologjinë, ekologjinë dhe sjelljen e zvarranikëve në Shqipëri. Ai është autor i shumë librave dhe artikujve shkencorë që kanë të bëjnë me zvarranikët dhe amfibët, mori titullin Profesor në vitin 1999 nga Universiteti i Tiranës dhe u dekorua me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë” për kontributin e tij në shkencat biologjike nga Presidenti i Republikës në vitin 2014 .
Na ndihmoni të ruajmë ajrin që thithim, ujin që pimë dhe vendet që i çmojmë.