Ekspert të hartave GIS

FTESE PËR OFERTË PËR EKSPERT TE HARTAVE GIS

Referenca e Pozicionit: LM009

Data e pritshme e fillimit: Nentor 2020

Kohëzgjatja: 4 vjet

PËRSHKRIMI I POZICIONIT TË PUNËS

Shoqata Herpetofauna Shqiptare (SHHSH) po kërkon të kontraktojë një ekspert të hartave GIS, për t’ju bashkuar projektit LIFE MEDTURTLES. Kandidati fitues do të punojë për 20 ditë në total për:

(a) Implementimin e aktivitetit C6 “Reducing the impact of ghost gears in
turtles”përmes:
-Realizimit të hartave GIS, për vendodhjen e saktë të rrjetave të humbura në
det dhe paraqitja e tyre në raportin e rrjetave të humbura në nivel ndërkombëtar.

(b) Implementimin e aktivitetit C3 “Marine hot-spot areas for sea turtles:
dynamic fishery management”përmes:
-Realizimit të hartave GIS për zonat hotsport të breshkave të detit përgjatë 3
zonave të studimit (Gjiri i Drinit, Gjiri i Vlorës, Seman-Divjakë), dhe paraqitja
e tyre në hartat që do të prodhohen me qëllim informimin e peshkatarëve
lidhur me zonat me prezencë të lartë të breshkave të detit.

KUALIFIKIMI

Diplomë Bachelor ose diplomë Master ne Inxhinieri apo Teknologji Informacioni;

KRITERET E PREFERUARA

Inkurajohen të aplikojnë dhe do t’ju jepet përparësi kandidatëve me Master ne GIS.
Aplikantët me përvojë në kryerjen e aktiviteteve për ruajtjen dhe administimin e jetës së egër, sidomos që kanë të bëjnë me breshkat detare, me eksperiencë të mëparshme bashkëpunimi me SHHSH, si dhe me njohuri në ArcGIS, mund tju jepen përparësi.

NJOHURITË DHE AFTËSITË

Njohuri në: hartat GIS.
Aftësi: të mira sasiore dhe në përdorimin e pajisjeve të terrenit; në hartimin e
studimeve kërkimore, në kryerjen e hulumtimeve në terren, mbledhjen dhe
organizimin e të dhënave; në kryerjen e analizve sasiore të të dhënave; të punojë si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në projekte bashkëpunuese; në përdorimin e teknikave të zgjidhjes së problemeve; të përdorë programe kompjuterik për aplikacione të bazës së të dhënave, statistikore, grafike dhe përpunimin e fjalëve; të rishikojë literaturën teknike dhe të përgatisë raporte të shkruara shkencore, për të kuptuar dhe zbatuar rregullat, rregulloret, politikat dhe procedurat në lidhje me sjelljen të parashikuara nga
punëdhënësi; të punojë në terren (ndonjëherë në kushte ekstreme të motit si nxehtësia, të ftohtit, shiu, etj.), ndonjëherë edhe me orë të zgjatura dhe të udhëtojë për disa ditë.

PËR TË APLIKUAR

Të gjithë aplikantët të dërgojnë në adresën info@has-org.al deri me datë 31Gusht
2020, ora 16.00 (GMT+2) dokumentacionin e mëposhtëm:

1. Curriculum Vitae
2. Letërmotivim
3. Dokument identifikimi
4. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të të gjitha programeve të studimit
(Bachelor, Master Shkencor, Doktoraturë)
5. Kopje të dëshmisë së Anglishtes (nëse ka)
6. Kopje të certifikatave ose dëshmi të kualifikimeve të tjera
7. Kopje të librezës së punës
8. Dëshmi penaliteti ose formular vetë-deklarimi

Vetëm ata që plotësojnë kërkesat për pozicionin e punës do të merren në konsideratë.Lutemi të gjithë aplikantëvetë përfshijnë në subjektin e e-mail referencen e punës LM009 kur të aplikojnë.

SHHSH është një punëdhënës që ndjek strategjinë e mundësive të barabarta dhe nuk
toleron diskriminim dhe dhunë në vendin e punës.