Peshkatar

FTESE PËR OFERTË PËR PESHKATAR

Referenca e Pozicionit: LM010

Data e pritshme e fillimit: Shtator 2020

Kohëzgjatja: 2 Vjet

PËRSHKRIMI I POZICIONIT TË PUNËS

Shoqata Herpetofauna Shqiptare (SHHSH) po kërkon të kontraktojë një peshkatar, për t’ju bashkuar projektit LIFE MEDTURTLES. Kandidati fitues do të Do të punojë për 10 ditë në total për :
a) implementimin e aktivitetit C6 “Reducing the impact of ghost gears in
turtles”përmes:
1- Gjetja e vendodhjes së rrjetave të humbura në det përreth Gjirit të Drinit
2-Organizimit të ekspeditave me anije në zonat kyçe të prezencës së rrjetave
të humbura në ujërat e Gjirit të Drinit të cilat bëhen shkak për ngecjen e
breshkave të detit.
3-Organizimi i punës mbi heqjen e rrjetave të humbura në det përreth Gjirit të
Drinit dhe vendosja e tyre në koshat specifikë të rrjetave të vendosur në 2
porte, të cilët do të menaxhohen nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit
(OMP).

KUALIFIKIMI

Arsim i mesem. Eksperience 5-vjeçare ne peshkim.

KRITERET E PREFERUARA

Inkurajohen të aplikojnë dhe do t’ju jepet përparësi kandidatëve qe kanë varkë të liçensuar në organete menaxhimit të peshkimit. Aplikantët me përvojë në kryerjen e aktiviteteve për ruajtjen dhe administimin e jetës së egër, sidomos që kanë të bëjnë me breshkat detare, me eksperiencë të mëparshme bashkëpunimi me SHHSH, mund tju jepen përparësi.

NJOHURITË DHE AFTËSITË

Njohuri në: biologjinë, ekologjinë dhe biologjinë e ruajtjes së breshkave detare me eksperiencë kryesisht në ekologjinë e folezimit, të popullatave dhe përdorimit të habitatit; marrjen e mostrave, dhe statistikave të lidhura me kërkimin shkencor.Aftësi: të mira sasiore dhe në përdorimin e pajisjeve të terrenit; në hartimin e studimeve kërkimore, në kryerjen e hulumtimeve në terren, mbledhjen dhe organizimin e të dhënave; në kryerjen e analizave sasiore të të dhënave; të punojë si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në projekte bashkëpunuese; në përdorimin e teknikave të zgjidhjes
së problemeve; për të kuptuar dhe zbatuar rregullat, rregulloret, politikat dhe procedurat në lidhje me sjelljen të parashikuara nga punëdhënësi; të punojë në terren
(ndonjëherë në kushte ekstreme të motit si nxehtësia, të ftohtit, shiu, etj.), ndonjëherë edhe me orë të zgjatura dhe të udhëtojë për disa ditë.

PËR TË APLIKUAR

Të gjithë aplikantët të dërgojnë në adresën info@has-org.al deri me datë 03 Gusht
2020, ora 16.00 (GMT+2) dokumentacionin e mëposhtëm:

1. Curriculum Vitae
2. Letërmotivim
3. Dokument identifikimi
4. Fotokopje të dëfteses së shkollë së mesme
5. Kopje të dëshmisë së Anglishtes (nëse ka)
6. Kopje të certifikatave ose dëshmi të kualifikimeve të tjera(nëse ka)
7. Kopje të librezës së punës
8. Dëshmi penaliteti ose formular vetë-deklarimi
9. Liçensa e varkës të lëshuar nga organet emenaxhimit të peshkimitVetëm ata që plotësojnë kërkesat për pozicionin e punës do të merren në
konsideratë. Lutemi të gjithë aplikantëve të përfshijnë në subjektin e e-mail
referencen e punës LM010 kur të aplikojnë.

SHHSH është një punëdhënës që ndjek strategjinë e mundësive të barabarta dhe nuk
toleron diskriminim dhe dhunë në vendin e punës.