Qendra për Studimin dhe Ndihmën e Parë për Breshkat Detare Patok

5-1

Më 26 shkurt 2016, SHHSH hapi Qendra për Studimin dhe Ndihmën e Parë për Breshkat Detare – qendra e pare e këtij lloji në Shqipëri. Qendra e Breshkave Detare u ndërtua si pjesë e projektit “Rrjeti për Ruajtjen e Cetaleve dhe Breshkave të Detit në Adriatik (NETCET)”, bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian me fondet e asistencës teknike dhe bashkëpunimit (IPA-CBC). Qendra është pjesë e rrjetit të qendrave të për ruajtjen e breshkave të detit në Detin Adriatik.

Kjo qendër është e pajisur me dy vaska dhe pajisjet e nevojshme veterinare për të siguruar ndihmën e pare dhe për të mbledhur të dhënat e nevojshme për qëllime shkencore në breshkat e gjalla dhe të ngordhura.

Kjo qendër ka një sallë leksionesh ku mund të organizohen leksione, projektime dhe takime. Kjo qendër
është bërë një tërheqje turistik dhe qendra kryesore e edukimit detar në Shqipëri.

Si të na gjeni:
Qendra për Studimin dhe Ndihmën e Parë për Breshkat Detare gjendet në fund të rrugës që ju dërgon në lagunën e Patokut, e cila është pranë parkingut të Bar Restorant Brilanti. Ju lutemi kontrolloni Google Maps ose këto koordinata GPS: 41.636541, 19.588167 për një orientim më të mire.

5.1.2.-1

Për të gjitha informatat shtesë, shpjegime më të detajuara të leksioneve dhe seminareve tona, për
organizimet e vizitës tuaj në grup si dhe për pjesëmarrjet e mundshme në programet tona, ju lutemi na
kontaktoni në:

  • Qendra për Studimin dhe Ndihmën e Parë për Breshkat Detare (Sea Turtle Research and First Aid Center) Laguna e Patokut, (GPS: 41.636541, 19.588167) Patok, Albania
  • +355 (0) 68 200 3235
  • +355 (0) 69 371 8222
  • info@has-org.al

Informacioni për vizitorin:

  • Orari i punës:
    Shtator – Maj:
    E hënë – e premte: 10:00 – 14:00
  • Qershor – Gusht:
    E hënë-e diel: ora 10:00 – 18:00
    dhe me takim!
  • Tarifat e pranimit: Pa pagesë
  • Pjesëmarrja në programet tona arsimore është e mundur gjatë gjithë vitit, por njoftimi paraprak është i nevojshëm.

KONTAKT

Ndërtojme një të ardhme më të mire

Na ndihmoni të ruajmë ajrin që thithim, ujin që pimë dhe vendet që i çmojmë.