• English
  • Shqip

Gjarpri me lara

Gjarpri me lara (Teleskopus fallax) është një gjarpër gjysmë helmues. Ai ka një dhëmb injektimi helmues
shumë primitiv që gjendet në pjesën e pasme të gojës. Helmi injektohet pasi preja është gëlltitur. Ky
gjarpër gjendet i shpërndarë përgjatë ultësirës perendimore të Shqipërisë. Statusi i ruajtjes në nivel
global për këtë lloj sipas IUCN është LC.