Biroja
Biroja
Biroja (Malpolon insignit) është një gjarpër gjysmë-helmues i shpërndarë nga zonat bregdetare në
zonat kodrinore. Ai ka një dhëmb injektimi shumë primitiv që gjendet në pjesën e pasme të gojës. Helmi
injektohet kur preja është gëlltitur. Ai është i shpërndarë përgjatë ultësirës perendimore të Shqipërisë.
Mund të gjendet edhe përgjatë luginave të rrjedhës së sipërme të lumenjve. Statusi i ruajtjes në nivel
global për këtë lloj sipas IUCN është LC.
