Ruajtja
Ruajtje
Ruajtja për ne nuk do të thotë ndalim; ajo kërkon që ruajtja e llojeve dhe habitateve të jetë e balancuar
me përdorimin e tyre të qëndrueshëm. Përmes punës sonë ne përpiqemi të analizojmë veprimet
njerëzore në mjedis dhe përpiqemi të zbusim çdo dëm që është bërë ndaj tij, si dhe mbështesim
shqyrtimin në një mënyrë shumëdisiplinore të situatës duke përfshirë ekologjinë, ekonominë dhe anën
sociale.
Me përjashtim të rezultateve shkencore, studimet tona kanë dhënë informacion edhe rreth ndikimit
njerëzor tek popullatat e amfibëve dhe zvarranikëve. Ky informacion u përdor pastaj për të përpiluar
raporte për mënyrat e zbutjes së efektit duke mbajtur parasysh jo vetëm vlerën ekologjike të ruajtjes,
por në të njëjtën kohë vlerën ekonomike dhe sociale të tyre. Për shembull, për mbi-shfrytëzimin për
eksport të P. shqipericus, P. kurtmuelleri dhe P. epeiroticus, të gjetura disa dekada më parë,
informacionet e domosdoshme biologjike si koha për të shmangur mbledhjen, vendi i mbledhjes dhe
ulja e ndikimit në popullatë i janë vënë në dispozicion institucioneve menaxhuese duke parandaluar
shfrytëzimin e mëtejshëm të popullatës së tyre në Shqipëri dhe rrezikuar statusin e tyre.
Nëse dëshironi të përfshiheni për të ndihmuar në zhvillimin e konservimit të amfibëve dhe zvarranikëve
në një shkallë vendi ose rajoni, ju lutemi vizitoni faqen tonë te "behu pjesë".