Jurist
Ekspert i jashtëm: Jurist
Referenca e Pozicionit: LM004
Data e pritshme e fillimit: Shtator 2019
Kohëzgjatja: 4 vite
PËRSHKRIMI I POZICIONIT TË PUNËS
Shoqata Herpetofauna Shqiptare (SHHSH) po kërkon të kontraktojë si ekspert të jashtëm një jurist me eksperiencë për t’ju bashkuar projektit LIFE MEDTURTLES. Kandidati fitues do të ketë përgjegjësi për hartimin e kontratave të punës, dosjet e tenderave dhe dokumentet e tjera ligjore të projektit. Ai/ajo do të jetë pjesë e e grupit të punës për vlerësimin e ofertave të tenderave të publikuara nga projekti.
KUALIFIKIMET
Diplomë Bachelor nga një kolegj ose universitet me fushë kryesore studimi në Drejtësi ose në një fushë të ngjashme studimi dhe me tre vite eksperiencë profesionale; ose diplomë Master nga një kolegj ose universitet me fushë kryesore studimi në Drejtësi ose në një fushë të ngjashme studimi dhe me dy vite eksperiencë profesionale.
KRITERET E PREFERUARA
Inkurajohen të aplikojnë dhe do t’ju jepet përparësi kandidatëve me doktoraturë ose Master në Drejtësi, ose në një fushë të ngjashme studimi, me eksperiencë pune të gjatë, dhe/ose me eksperiencë në projektet e implementuara nga fondet e BE.
NJOHURITË DHE AFTËSITË
Njohuri në: legjislacionin Shqiptar për punësimin dhe tendërimin. Aftësi: në hartimin e dokumentave ligjor; në interpretim dhe analizim të çështjeve ligjore të parashikuara nga legjislacioni Shqiptar dhe rregulloret e BE; të jetë koefident; të punojë individualisht dhe në grup; të përdorë teknika të zgjidhjes së problemit; të përdorë programet komjuterike për arkivim, statistika, grafiqe dhe shkresa; të krijojë dhe të mbajë marrëdhënie efektive në punë me punëdhënësin, kolegët, dhe vullnetarët; të kuptojë dhe zbatojë rregullat, politikat dhe procedurat e punëdhënësit.
PËR TË APLIKUAR
Të gjithë aplikantët të dërgojnë në adresën info@has-org.al deri me datë 31 Gusht 2019, ora 16.00 (GMT+2) dokumentacionin e mëposhtëm:
- Curriculum Vitae
- Letër motivim
- Dokument identifikimi
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të të gjitha programeve të studimit (Bachelor, Master Shkencor, Doktoraturë)
- Kopje të dëshmisë së Anglishtes (nëse ka)
- Kopje të certifikatave ose dëshmi të kualifikimeve të tjera
- Kopje të librezës së punës
- Dëshmi penaliteti ose formular vetë-deklarimi
Vetëm ata që plotësojnë kërkesat për pozicionin e punës do të merren në konsideratë. Lutemi të gjithë aplikantëve të përfshijnë në subjektin e email referencen e punës LM004 kur të aplikojnë.
SHHSH është një punëdhënës që ndjek strategjinë e mundësive të barabarta dhe nuk toleron diskriminim dhe dhunë në vendin e punës.