• English
  • Shqip

Financier

Ekspert i jashtëm: Financier

Referenca e Pozicionit: LM003 
Data e pritshme e fillimit: Gusht 2019 
Kohëzgjatja: 4 vite 

PËRSHKRIMI I POZICIONIT TË PUNËS 

Shoqata Herpetofauna Shqiptare (SHHSH) po kërkon të kontraktojë si ekspert të jashtëm një financier me eksperiencë për tju bashkuar projektit LIFE MEDTURTLES. Kandidati fitues do të ketë përgjegjësi në asistimin e koordinatorit dhe supervizorit në përgatitjen e raporteve të buxhetit dhe raporteve të tjera të nevojshme gjatë projektit, të administrojë regjistrat dhe faturattë realizojë transaksione të projektit dhe përgatitjen e bilancave, të procesojë faturat, të zgjidhë konflikte financiare të krijuara me koordinatorin e projektit ose partnerin drejtues të projektit.  

KUALIFIKIMI 

Diplomë Bachelor nga një kolegj ose universitet me fushë kryesore studimi në Financë, Ekonomi, Kontabilitet ose fushë studimi të ngjashme, si dhe që ka të paktën tre vite eksperiencë profesionale; ose Diplomë Master nga një kolegj ose universitet me fushë kryesore studimi në Financë, Ekonomi, Kontabilitet ose fushë studimi të ngjashme si dhe që ka të paktëdy vite eksperiencë profesionale; ose Doktoraturë nga një kolegj ose universitet me fushë kryesore studimi në Financë, Ekonomi, Kontabilitet ose fushë studimi të ngjashme. 

KRITERET E PREFERUARA 

Inkurajohen të aplikojnë dhe do t’ju jepet përparësi kandidatëve me Doktoraturë ose Master në Financë, Ekonomi, Kontabilitet, ose në një fushë të ngjashme studimi, me eksperiencë pune të gjatë si financier, dhe/ose me eksperiencë në projektet e implementuara nga fondet e BE. 

NJOHURITË DHE AFTËSITË  

Njohuri nëprogramet financiare. Aftësi:aftësi të forta sasiore; të mbledhë dhe ruajë të dhënatë perforrmojë analiza sasiore të të dhënave; të punojë individualisht dhe në grup; të përdorë teknika të zgjidhjes së problemit; të përdorë programet komjuterike për arkivim, statistika, grafikë dhe shkresa; të krijojë dhe të mbajë marrëdhënie efektive në punë me punëdhënësin, kolegët, dhe vullnetarët; të kuptojë dhe zbatojë rregullat, politikat dhe procedurat e aplikuara nga punëdhënësi. 

PËR TË APLIKUAR 

Të gjithë aplikantët të dërgojnë në adresën info@has-org.al deri me datë 11 Gusht 2019, ora 16.00 (GMT+2) dokumentacionin e mëposhtëm:  

  1. Curriculum Vitae  
  2. Letër motivim 
  3. Dokument identifikimi 
  4. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të të gjitha programeve të studimit (Bachelor, Master Shkencor, Doktoraturë) 
  5. Kopje të dëshmisë së Anglishtes (nëse ka) 
  6. Kopje të certifikatave ose dëshmi të kualifikimeve të tjera 
  7. Kopje të librezës së punës 
  8. Dëshmi penaliteti ose formular vetë-deklarimi 

Vetëm ata që plotësojnë kërkesat për pozicionin e punës do të merren në konsideratë. Lutemi të gjithë aplikantët të përfshijnë në subjektin e email referencen  e punës LM003 kur të aplikojnë.  

SHHSH është një punëdhënës që ndjek strategjinë e mundësive të barabarta dhe nuk toleron diskriminim dhe dhunë në vendin e punës.