Ekspert Komunikimi
Referenca e Pozicionit: LM002
Data e pritshme e fillimit: Shtator 2019
Kohëzgjatja: 4 vite
Përshkrimi i pozicionit
Shoqata Herpetofauna Shqiptare (SHHSH) kërkon një ekspert komunikimi për tu bërë pjesë e stafit të projektit LIFE MEDTURTLES. Kandidati fitues do të asistojë aktivitetet që do të organizohen nga veprimtaritë e projektit LIFE MEDTURTLES si: reduction of mortality of turtles caught in fishing gears; Visibility, dissemination and networking; Public awareness – Promoting the EU sea turtle population as a common EU heritage: fishermen, local communities and general public dhe të ndihmojë në menaxhimin e projektit. Ai/Ajo do të organizojë takime dhe trajnime me peshkatarët; ndërgjegjësimin e nxënësve të shkollave dhe publikut; takime për promovimin e projektit; ndihmon në përpilimin e raporteve të projektit; mbështet strategjitë e komunikimit të brendshme dhe të jashtme; shkruan dhe shpërndan materialet informative; I përgjigjet pyetjeve të publikut dhe medias, kordinon takimet e promocionit; bashkëpunon me koordinatorin e projektit për të hartuar dhe implemetuar një strategji komunikimi efektive bazuar në audiencën që synohet nga ana e projektit; të shkruajë, të përshtasë, te përkthejë në Shqip ose Anglisht dhe të shpërndajë publikimet, deklaratat për shtyp, materialet e website, raportet vjetore, fjalimet, dhe material të tjera që pasqyrojnë aktivitetet e projektit; të vendosë dhe të mbajë marrëdhënie të mira me gazetarët, dhe të mbajë arkivën e publikimeve në media; të arkivojë mbulimin nga media të aktiviteteve të projektit dhe të përpilojë analiza sasiore dhe cilësore. Ai/Ajo do të punojë tek zyrat e projektit, zyrat qendrore të shoqatës, tek Qendra e Breshkave Detare në Patok dhe në portet e peshkimit përgjatë bregdetit Shqiptar.
KUALIFIKIMI
Një diplomë Bachelor nga një kolegj ose universitet me fushë kryesore studimi një nga degët: Shkenca Komunikimi, Gazetari, ose degë të përafërta; ose një diplomë Master në një kolegj ose universitet me fushë kryesore studimi një nga degët: Shkenca Komunikimi, Gazetari, ose degë të përafërta; ose një diplomë Doktorature nga një kolegj ose universitet me fushë kryesore studimi një nga degët: Shkenca Komunikimi, Gazetari, ose degë të përafërta.
KRITERET E PREFERUARA
Inkurajohen të aplikojnë dhe do t’ju jepet përparësi kandidatëve me Doktoraturë ose Master me fushë kryesore studimi një nga degët: Shkenca Komunikimi, Gazetari, ose degë të përafërta dhe me eksperienca të mëparshme në projekte.
NJOHURITË DHE AFTËSITË
Të ketë njohuri në: programet kompjuterike të publikimit dhe editimit. Aftësi ekselente në komunikim verbal dhe të shkruar; aftësi në mire-menaxhiimin e kohës dhe aftësi organizative; Njohuri në Microsoft Office, sistemet e menaxhimit, dhe platformat sociale; Të jetë i aftë që të: punojë në mënyrë të individuale dhe në grup; të përdorë teknikat e zgjidhjes së problematikave; të jetë i aftë në përdorimin e aplikacioneve kompjuterike për arkivim, për krijim satistikash, për krijim grafiqesh; të komunikojë në mënyrë efektive verbalisht dhe në të shkruar; të krijojë marrëdhënie të mira pune me bashkëpunëtorët, kolegët dhe vullnetarët; të komunikojë në mënyrë të qartë rezultatet, gjetjet dhe përfundimet e kërkimeve shkencore ndaj një audiene shkencore ose jo; të kuptojë dhe të vërë në zbatim rregullat, politikat dhe procedurat të parashikuara nga punëdhënësi; me raste të punojë me orë te zgjatura (ndonjëherë në fundjava) dhe të udhëtojë për disa ditë.
PËR TË APLIKUAR
Të gjithë aplikantët të dërgojnë në adresën info@has-org.al deri me datë 31 Gusht 2019, ora 16.00 (GMT+2) dokumentacionin e mëposhtëm:
- Curriculum Vitae
- Letër motivim
- Dokument identifikimi
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të të gjitha programeve të studimit (Bachelor, Master Shkencor, Doktoraturë)
- Kopje të dëshmisë së Anglishtes (nëse ka)
- Kopje të certifikatave ose dëshmi të kualifikimeve të tjera
- Kopje të librezës së punës
- Dëshmi penaliteti ose formular vetë-deklarimi
Vetëm ata që plotësojnë kërkesat për pozicionin e punës do të merren në konsideratë. Lutemi të gjithë aplikantëve të përfshijnë në subjektin e email referencen e punës LM002 kur të aplikojnë.
SHHSH është një punëdhënës që ndjek strategjinë e mundësive të barabarta dhe nuk toleron diskriminim dhe dhunë në vendin e punës.