Asistent Projekti
Asistent Projekti
Referenca e Pozicionit: LM001
Data e pritshme e fillimit: Dhjetor 2020
Kohëzgjatja: 3 vite
PËRSHKRIMI I POZICIONIT TË PUNËS
Shoqata Herpetofauna Shqiptare (SHHSH) po kërkon të punësojë një Asistent Projekti me eksperiencë në survejimin e breshkave detare për t’ju bashkuar projektit LIFE MEDTURTLES. Kandidati fitues do të asistojë në aktivitetet e organizuara nga projekti LIFE MEDTURTLES si ‘reduction of mortality of turtles caught in fishing gears; marine hot-spot areas for sea turtles: dynamic fishery management; Public awareness – Promoting the EU sea turtle population as a common EU heritage: fishermen, local communities and general public’ dhe do të ndihmojë në menaxhimin e projektit. Ai/Ajo do të asistojë në trajnimin e peshkatarëve, ndergjegjësim, takime për promovimin e projektit dhe hartimin e raporteve. Ai/Ajo do të punojë në zyrat e projektit, në zyrat qëndrore të SHHSH, në qendrën e breshkave detare në Patok dhe në portet e peshkimit përgjatë vijës bregdetare Shqiptare.
KUALIFIKIMI
Diplomë Bachelor nga një kolegj ose universitet me fushë kryesore studimi në Shkencat e Natyrës, ose degë të përafërta, dhe që ka punuar të paktën në një projekt të lidhur me breshkat detare; Diplomë Master nga një kolegj ose universitet me fushë kryesore studimi në shkencat e natyrës, ose degë të përafërta, dhe që ka punuar të paktën në një projekt të lidhur me breshkat detare; Doktoraturë nga një kolegj ose universitet me fushë kryesore studimi në Shkencat e Natyrës ose degë të përafërta.
KRITERET E PREFERUARA
Inkurajohen të aplikojnë dhe do t’ju jepet përparësi kandidatëve që po ndjekin studimet Doktorale ose Master në shkencat ekologjike, biologjinë e ruajtjes, menaxhim mjedisi ose në fusha të ngjashme, që kanë eksperiencë në kërkimet shkencore për breshkat detare dhe ka eksperienca të mëparshme me SHHSH.
NJOHURITË DHE AFTËSITË
Njohuri në: biologjinë, ekologjinë, biologjinë e ruajtjes, ekologjinë e folezimit, ekologjinë e popullatave dhe në përdorimin e habitateve nga breshkat detare; terminologjinë shkencore, implementimin e bazave dhe teknikave shkencore përfshi mbledhjen e mostrave biologjike dhe analizimin e tyre. Aftësi: sasiore; përdorimi të pajisjeve në terren; në realizimin e kërkimit shkencor dhe mbledhjen dhe organizimin e të dhënave; në zhvillimin e punës individuale dhe në grup; në përdorimin e teknikave për zgjidhjen e problemeve; në identifikimin taksonomik të breshkave; në marrjen e mostrave; në përdorimin e kompjuterit dhe databazave, statistikave dhe ndërtimin e grafiqeve; në përdorimin e literaturës teknike dhe të hartojë raporte shkencore dhe artikuj shkencorë; komunikimi efektiv në shkrim dhe verbalisht; të bashkëpunojë me vullnetarët; të krijojë dhe të mbajë marrëdhënie pune efektive me drejtuesit e projektit, kolegët dhe vullnetarët; të komunikojë në mënyrë të qartë rezultatet dhe zbulimet e kërkimeve shkencore për audiencë shkencore dhe jo vetëm; të kuptojë dhe të zbatojë rregullat, politikat dhe procedurat e vendosura nga punëdhënësi; të punojë në terren (ndonjëherë në mot ekstrem si në shi, ftohtë, nxehtë etj.) të punojë ndonjëherë me orare të zgjatura (ndonjëherë në fundjavë) dhe të udhëtojë për disa ditë; të ketë patentë.
PËR TË APLIKUAR
Të gjithë aplikantët të dërgojnë në adresën info@has-org.al deri me datë 11 Dhjetor 2020, ora 16.00 (GMT+2) dokumentacionin e mëposhtëm:
- Curriculum Vitae
- Letër motivim
- Dokument identifikimi
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të të gjitha programeve të studimit (Bachelor, Master Shkencor, Doktoraturë)
- Kopje të dëshmisë së Anglishtes (nëse ka)
- Kopje të certifikatave ose dëshmi të kualifikimeve të tjera
- Kopje të librezës së punës
- Dëshmi penaliteti ose formular vetë-deklarimi
Vetëm ata që plotësojnë kërkesat për pozicionin e punës do të merren në konsideratë. Lutemi të gjithë aplikantëve të përfshijnë në subjektin e email referencen e punës LM001 kur të aplikojnë.
SHHSH është një punëdhënës që ndjek strategjinë e mundësive të barabarta dhe nuk toleron diskriminim dhe dhunë në vendin e punës.