Mirësevini në faqen tonë!
Shoqata Herpetofauna Shqiptare punon për të ruajtur dhe mbrojtur amfibët dhe zvarranikët e ndryshëm si dhe habitatin e tyre në Shqipëri. Kjo arrihet përmes zbatimit dhe koordinimit të tre programeve – kërkimit shkencor, edukimit dhe ruajtjes. Ne punojmë në habitatet tokësore dhe detare në Shqipëri, duke mbuluar të gjithë territorin Shqiptar përfshi edhe detin Adriatik dhe Jon. Studimi ynë aktual fokusohet kryesisht tek kafshët e rrezikuara me zhdukje, si përshembull breshkat e detit. Ne punojmë jo vetëm me gjallesat,por edhe me komunitetin e zones së studimit, duke i përfshirë edhe ata në kërkim dhe ndërgjegjësime. Ne bashkëpunojmë në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar për të avancuar menaxhimin e qëndrueshëm të habitateve tokësore dhe detare.
PROGRAMET TONA
Kërkimi shkencor
Kërkimi shkencor i amfibëve dhe zvarranikëve është bërë nga kërkuesit tonë shkencor shumë më herët, madje edhe para se të vendosnin të krijonin HAS.

Edukim
Programi ynë i edukimit nënkupton planet e mësimit, udhëtimet në terren, prezantimet dhe mbledhjen e fondeve.

Ruajtje
Ne në Shoqatën Herpetofauna Shqiptare besojmë se të zhvillluarit vetëm të aktiviteteve dhe punëve shkencore nuk e përmbush angazhimin tonë ndaj mjedisit.
Lexo më shumë
