• English
  • Shqip

Pilot droni

FTESË PËR OFERTË PËR EKSPERT I JASHTËM: PILOT DRONI

Referenca e Pozicionit: LM006

Data e pritshme e fillimit: Maj 2020


Kohëzgjatja: 12 muaj

 

PËRSHKRIMI I POZICIONIT TË PUNËS

Shoqata Herpetofauna Shqiptare (SHHSH) po kërkon të kontraktojë për projektin LIFEMEDTURTLES një pilot për dron. Kandidati i përzgjedhur do të pilotojë droning për survejimin për folezim të breshkave detare që SHHSH do të implementojë në kuadër të projektit LIFEMEDTURTLES. Ai/Ajo do të punjë në tre zona bregdetare përgjatë bregdetit Adriatik: Gjiri i Drinit, Durrës dhe Divjakë.

KUALIFIKIMI

Kandidati duhet të ketë eksperiencë në përdorimin e mjeteve ajrore pa pilot (dron).

KRITERET E PREFERUARA

Inkurajohen të aplikojnë dhe do t’ju jepet përparësi kandidatëve me eksperiencë të mëparshme në përdorimin e dronit për studime mjedisore.

NJOHURITË DHE AFTËSITË

Njohuri në: Sistemet e operimit UAV. Aftësi: Në përdorimin e mjeteve të punës; bashkëpunim me kordinatorin shkencor për përcaktimin e itinerareve kryesore për mbulimin e plazheve; Përdorimin e teknikave të zgjidhjes së problemit; përdorimin e softwareve kompjuterike për depozitimin e të dhënave; krijimin dhe mbajtjen e mardhënieve efektive me bashkëpunëtorët, kolegët dhe vullnetarët; për të kuptuar dhe zbatuar rregullat, rregulloret, politikat dhe procedurat në lidhje me sjelljen të parashikuara nga punëdhënësi; të punojë në terren (ndonjëherë në kushte ekstreme të motit si nxehtësia, të ftohtit, shiu, etj.), ndonjëherë edhe me orë të zgjatura dhe të udhëtojë për disa ditë.

PËR TË APLIKUAR

Të gjithë aplikantët të dërgojnë në adresën info@has-org.al deri me datë 14 Maj 2020, ora 16.00 (CET) dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Curriculum Vitae
  2. Letër motivim
  3. Dokument identifikimi
  4. Kopje të certifikatave ose dëshmi të kualifikimeve
  5. Dëshmi penaliteti ose formular vetë-deklarimi

Vetëm ata që plotësojnë kërkesat për pozicionin e punës do të merren në konsideratë. Lutemi të gjithë aplikantëve të përfshijnë në subjektin e email referencen  e punës LM006 kur të aplikojnë.

SHHSH është një punëdhënës që ndjek strategjinë e mundësive të barabarta dhe nuk toleron diskriminim dhe dhunë në vendin e punës.