EKSPERT I BRESHKAVE DETARE

Ekspert i jashtëm: Ekspert i Breshkave Detare

Referenca e Pozicionit: LM005
Data e pritshme e fillimit: Dhjetor 2020
Kohëzgjatja: 3 vite

PËRSHKRIMI I POZICIONIT TË PUNËS

Shoqata Herpetofauna Shqiptare (SHHSH) po kërkon të kontraktojë si ekspert të jashtëm një biolog me eksperiencë në studimin dhe folezimin e breshkave detare për t’ju bashkuar projektit LIFE MEDTURTLES. Kandidati fitues do të ketë përgjegjësi për të zhvilluar dhe kryer kërkime shkencore në folezimin dhe ekologjinë e popullatave të breshkave detare në Shqipëri, si dhe për të hartuar programe dhe strategji për ruajtjen dhe menaxhimin e popullatave të breshkave detare. Fokusi kryesor i studimit të atij/asaj do të jetë vlerësimi i aktivitetit folezues dhe suksesi i celjes përgjatë bregdetit Shqiptar. Ai/ajo do të hartojë dhe rishikojë programin e folezimit dhe do të organizojë ekspedita në terren. Ai/ajo mund të shërbejë edhe si kontrollor ose të asistojë studime për breshkat detare që kanë të bëjnë me historinë jetësore, ekologjinë, biologjinë e riprodhimit, migrimin, gjenetikën dhe biologjinë e popullatës. Ai/ajo do të ndihmojë në, ose të udhëheqë, analizimin e të dhënave të ardhura nga burime ndër-disiplinore dhe të përgatisë e të botojë artikuj në revista shkencore me peer-review. Ai/ajo do të ndërveprojë jo vetëm me stafin brenda SHHSH, por edhe me partnerët e projektit dhe të përfaqësojë SHHSH në takimet me publikun dhe te takimet e projektit si kordinator shkencor. Ky pozicion parashikon disa udhëtime natën dhe me kohë të zgjatur.

KUALIFIKIMI

Diplomë Bachelor nga një kolegj ose universitet me fushë kryesore studimi në Shkencat e Natyrës dhe që ka punuar të paktën në disa projekte të lidhur me breshkat detare; ose diplomë Master nga një kolegj ose universitet me fushë kryesore studimi në Shkencat e Natyrës dhe që ka punuar të paktën në disa projekte të lidhur me breshkat detare; Doktoraturë nga një kolegj ose universitet me fushë kryesore studimi në Shkencat e Natyrës dhe që ka punuar të paktën në disa projekte të lidhur me breshkat detare.

KRITERET E PREFERUARA

Inkurajohen të aplikojnë dhe do t’ju jepet përparësi kandidatëve me Doktorature ose Master në shkencat ekologjike, biologjinë e ruajtjes, ose në fusha të ngjashme dhe me eksperiencë në kërkimet shkencore për folezimin e breshkave detare, në biologjinë e riprodhimit, ekologjinë e folezimit dhe përdorimit, dhe nevojave të habitatit. Aplikantët me përvojë në kryerjen e aktiviteteve për ruajtjen dhe administimin e jetës së egër, sidomos që kanë të bëjnë me breshkat detare, me eksperiencë të mëparshme bashkëpunimi me SHHSH, si dhe me njohuri në ArcGIS, mund tju jepen përparësi.

NJOHURITË DHE AFTËSITË

Njohuri në: biologjinë, ekologjinë dhe biologjinë e ruajtjes së breshkave detare me eksperiencë kryesisht në ekologjinë e folezimit, të popullatave dhe përdorimit të habitatit; terminologjinë shkencore, bazat dhe teknikat duke përfshirë edhe hartimin e eksperimenteve, testimin e hipotezave, marrjen e mostrave, dhe statistikave të lidhura me kërkimin shkencor. Aftësi: të mira sasiore dhe në përdorimin e pajisjeve të terrenit; në hartimin e studimeve kërkimore, në kryerjen e hulumtimeve në terren, mbledhjen dhe organizimin e të dhënave; në kryerjen e analizve sasiore të të dhënave; të punojë si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në projekte bashkëpunuese; në përdorimin e teknikave të zgjidhjes së problemeve; të bëjë identifikime taksonomike; të marrë mostra indesh; të përdorë programe kompjuterik për aplikacione të bazës së të dhënave, statistikore, grafike dhe përpunimin e fjalëve; të rishikojë literaturën teknike dhe të përgatisë raporte të shkruara shkencore, të përgatisë dorëshkrime për revista shkencore me peer-review; në komunikim verbal dhe të shkruar; të mbikëqyrë punonjësit dhe vullnetarët që kanë të bëjnë me folezimin; vendosin dhe mbajnë marrëdhënie efektive të punës me bashkëpuntorët, kolegët dhe vullnetarët; të komunikojë qartë rezultatet dhe gjetjet e hulumtimeve si për audiencën shkencore ashtu edhe atë jo-shkencore; për të kuptuar dhe zbatuar rregullat, rregulloret, politikat dhe procedurat në lidhje me sjelljen të parashikuara nga punëdhënësi; të punojë në terren (ndonjëherë në kushte ekstreme të motit si nxehtësia, të ftohtit, shiu, etj.), ndonjëherë edhe me orë të zgjatura dhe të udhëtojë për disa ditë.

PËR TË APLIKUAR

Të gjithë aplikantët të dërgojnë në adresën info@has-org.al deri me datë 11 Dhjetor 2020, ora 16.00 (GMT+2) dokumentacionin e mëposhtëm:

Curriculum Vitae
Letër motivim
Dokument identifikimi
Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të të gjitha programeve të studimit (Bachelor, Master Shkencor, Doktoraturë)
Kopje të dëshmisë së Anglishtes (nëse ka)
Kopje të certifikatave ose dëshmi të kualifikimeve të tjera
Kopje të librezës së punës
Dëshmi penaliteti ose formular vetë-deklarimi
Vetëm ata që plotësojnë kërkesat për pozicionin e punës do të merren në konsideratë. Lutemi të gjithë aplikantëve të përfshijnë në subjektin e email referencen e punës LM005 kur të aplikojnë.

SHHSH është një punëdhënës që ndjek strategjinë e mundësive të barabarta dhe nuk toleron diskriminim dhe dhunë në vendin e punës.