Asistent Terreni

FTESË PËR OFERTË PËR EKSPERT I JASHTËM: ASISTENT TERRENI

Referenca e Pozicionit: LM007

Data e pritshme e fillimit: Dhjetor 2020


Kohëzgjatja: Dhjetor 2020-Qershor 2023

PËRSHKRIMI I POZICIONIT TË PUNËS

Shoqata Herpetofauna Shqiptare (SHHSH) po kërkon të kontraktojë për projektin LIFEMEDTURTLES një Asistent terreni. Kandidati fitues do të asistojë në implementimin e aktiviteteve të ndryshme të parashikuar nga projekti LIFEMEDTURTLES si reduktimi I vdekshmërisë së breshkave të kapura në mjetet e peshkimit; zonat detare me prezencë të lartë të breshkave: manaxhimi dinamik i peshkimit; modifikimi i mjeteve të peshkimit për reduktimin e kapjeve të breshkave. Fokusi kryesor i kërkimit për të kontraktuarin do të jetë mbledhja e të dhënave shkencore për të gjitha breshkat e kapura gjatë implementimit të projektit; matrikullimi i breshkave para kthimit në det; asistimi në transportin e breshkave të dëmtuara ose të ngordhura drejt qendrës së breshkave; dokumentimi I breshkave, aktiviteteve dhe eventeve të tjera ku ai/ajo do të marrë pjesë; trajnimii peshkatarëve për format korrekte të trajtimit dhe lëshimit të breshkave detare; asistim në përpilimin e raporteve.

KUALIFIKIMI

Diplomë Bachelor nga një kolegj ose universitet me fushë kryesore studimi në Shkencat e Natyrës dhe që ka eksperiencë në punë në terren; ose diplomë Master nga një kolegj ose universitet me fushë kryesore studimi në Shkencat e Natyrës.

KRITERET E PREFERUARA

Inkurajohen të aplikojnë dhe do t’ju jepet përparësi kandidatëve me Master në shkencat ekologjike, biologjinë e ruajtjes, ose në fusha të ngjashme dhe me eksperiencë në kërkimet shkencore për breshkave detare. Aplikantët me përvojë në kryerjen e aktiviteteve për ruajtjen dhe administimin e jetës së egër dhe sidomos për breshkat detare, si dhe me eksperiencë të mëparshme bashkëpunimi me SHHSH, mund tju jepen përparësi.

NJOHURITË DHE AFTËSITË

Njohuri: biologji, ekologji dhe ruajtjen e breshkave detare; ekologji e popullatës dhe ruajtje e habitatit; terminologjinë shkencore, principet dhe teknikat, testimit të hipotezës, marrje të mostrave dhe statistikave në lidhje me kërkimet biologjike. Aftësi: aftësi të larta përllogaritëse dhe në përdorim i pajisjeve të terrenit; implementimi kërkimit shkencor dhe mbledhje e organizim i të dhënave; analizim i të dhënave; punim në grup dhe individual; përdorim i teknikave të zgjidhjes së problemit; përcaktim taksonomik të llojeve; marrje e mostrave nga indet; përdorim të databazave kompjuterike dhe aplikacioneve word; komunikim efektiv verbal dhe i shkruar; krijimin dhe mbajtjen e relatave efektive me kolegët, bashkëpunëtorët dhe vullnetarët; komunikimin e qartë të rezultateve të kërkimit shkencor ndaj një audience shkencore dhe jo-shkencore; në kuptimin dhe aplikimin e rregullave, rregulloreve, politikave dhe procedurave të përaktuara nga punëdhënësi; implementimi i punës në terren (ndonjëherë edhe në kushte ekstreme të motit si temperature, shi, i ftohtë etj.) ndonjëherë me orë të zgjatura pune dhe udhëtime për disa ditë.

PËR TË APLIKUAR

Të gjithë aplikantët të dërgojnë në adresën info@has-org.al deri me datë 11 Dhjetor 2020, ora 16.00 (CET) dokumentacionin e mëposhtëm:

Curriculum Vitae
Letër motivim
Dokument identifikimi
Kopje të certifikatave ose dëshmi të kualifikimeve
Dëshmi penaliteti ose formular vetë-deklarimi
Vetëm ata që plotësojnë kërkesat për pozicionin e punës do të merren në konsideratë. Lutemi të gjithë aplikantëve të përfshijnë në subjektin e email referencen e punës LM007 kur të aplikojnë.SHHSH është një punëdhënës që ndjek strategjinë e mundësive të barabarta dhe nuk toleron diskriminim dhe dhunë në vendin e punës.